Italia nuk është kombëtarja e vetme që synoi të sillte trajnerin Pep Guardiola në stolin e ekipit kombëtar. Mësohet se pas Botërorit dhe eliminimit një tjetër kombëtare “big” synoi trajnerin spanjoll.
Bëhet fjalë për kombëtaren e Holandës, që gjithashtu u përpoq të nënshkruante Guardiola si trajnerin e tyre pas largimit të Ronald Koeman.
Nigel De Jong, drejtori teknik i Oranje, zbuloi: “Ai ishte emri ynë i pare në listë, por qëllimi i tij është të marrë një vit pushim. Pastaj ishte Slot, por ai donte të vazhdonte të stërviste klube. Më pas vendosëm për Xavi, i cili tani është trajneri i ri.”
The post Jo vetëm Italia, një tjetër kombëtare “big” synoi Pep Guardiola pas botërorit, por… appeared first on Telesport.
