Virgil van Dijk ka kërkuar një “reagim” nga Liverpool këtë vit pas paraqitjes jo fort pozitive në Premier League sezonin e kaluar. Trajneri i ri i “reds” Andoni Iraola e filloi mbretërimin e tij me një barazim 2-2 në Newcastle.
Kapiteni mendon se do të ketë një periudhë përshtatjeje nën drejtimin e spanjollit. “Është normale. Nëse vjen një trajner i ri dhe ka plane dhe ide të reja, atëherë duhet pak kohë me lojtarët e rinj”, tha kapiteni i Liverpool.
“Është detyrë e jona ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur sepse duam të përmirësohemi, duam të fitojmë, duam të jemi më të mirë. Kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë”, shtoi më tej Van Dijk.
Më tej, kapiteni deklaroi: “Duhet të tregojmë një reagim nga viti i kaluar, se jemi shumë më mirë se vitin e kaluar, sepse kjo ishte shumë e papranueshme. Ne punojmë shumë orë në fushën e stërvitjes dhe kemi shumë diskutime në fushë se si duam ta bëjmë më mirë dhe çfarë duam të bëjmë dhe çfarë dëshiron të shohë trajneri”.
“Është kaq herët në sezon. Nëse fillojmë të na zërë paniku pavarësisht se çfarë mund të kishte ndodhur në ndeshjen e parë, atëherë nuk do të jemi në një pozicion të mirë. Shpresojmë që javën tjetër do të jemi shumë afër asaj që trajner dëshiron. Pati disa gjëra të mira në lojë, por padyshim edhe gjëra që duhet të përmirësojmë“, tha Van Dijk.
The post Van Dijk kërkon reagim nga skuadra: Duam të jemi më mirë se sezonin e kaluar appeared first on Telesport.
