E ardhmja e Robert Lewandowski mbetet e pasigurt dhe varet plotësisht nga vetë lojtari. Ndërsa Barcelona po pret nëse 37-vjeçari polak do të aktivizojë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, sulmuesi mbetet në radarin e disa klubeve të mëdha europiane.

Agjenti i tij, Pini Zahavi, ka kontaktuar edhe me klube të Serie A gjatë vizitave të fundit në Milano, duke konfirmuar dëshirën e lojtarit për të vazhduar në nivele të larta pavarësisht moshës.

Juventusi dhe Milani janë dy klubet më të interesuara, por operacioni duket i vështirë nga ana ekonomike. Sipas raportimeve, për të bindur Lewandowskin kërkohet një pagë prej rreth 8 milionë euro në vit, shifër që aktualisht as bardhezinjtë dhe as kuqezinjtë nuk mund ta përballojnë lehtësisht.

Në sfond mbeten edhe dilemat e Juventusit për Vlahović dhe Openda, si dhe pritja për të ardhurat nga Champions League. Ndërkohë, Wojciech Szczęsny, shok skuadre i polakut te Barcelona, u shpreh me humor: “Nëse do t’i jepja një këshillë, do t’i thoja të tërhiqej, sepse pastaj i vijnë ofertat më të mira”, duke iu referuar edhe përvojës së tij personale.

 

The post Lewandowski, agjenti paralajmëron Juven dhe Milanin: Ofroni minimalisht këtë pagë, ose nuk bëhet appeared first on Telesport.