LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së, duke i cilësuar si absurde pretendimet se partia opozitare është përgjegjëse për ndezjen e qëllimshme të zjarreve. Sipas LSDM-së, këto deklarata janë përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për menaxhimin e dobët të përballjes me zjarret.

“VMRO DPMNE thotë se LSDM është fajtore, paramendoni shkuan deri atje që të thonw se LSDM-ja i ndez zjarret. Kjo është aq absurde, dhe nëse shkojmë me atë logjike, komunat më të përfshira nga zjarret janë komunat ku kryetarët e komunave janë të LSDM-së. a të shkojmë edhe ne me atë logjike dhe të themi se zjarret janë ndezur nga persona të afërt të VMRO DPMNE-së. Absurd që nuk mbahet mend. Me këtë logjike VMRO DPMNE nuk janë të vetëdijshëm se kanë hyrë në paaftësi të dyfishtë me atë që definitivisht treguan se edhe shërbimet e tyre të sigurisë nuk punojnë siç duhet sepse nuk kanë zbuluar në kohë që bëhet fjalë për zjarr vënie”, tha Bogdanka Kuzeska – Zëdhënëse e LSDM-së.

The post LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së, duke i cilësuar si absurde pretendimet se partia opozitare është përgjegjëse për ndezjen e qëllimshme të zjarreve appeared first on Alsat.