Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, shpjegoi zgjedhjet për listën e fundit, duke lënë të hapur derën për Brojën, Bajramin dhe lojtarë të tjerë. Ai thekson se objektivi është rezultati në Ligën e Kombeve, ndërsa kërkon një skuadër që lufton për çdo top dhe shfrytëzon maksimalisht karakteristikat e saj:

“Situatat mund të bëjnë që zgjedhjet të jenë të ndryshme. Padyshim, mund të ishim në kushte të ndryshme, ka disa që janë në kushte të ndryshme dhe kjo më shtyn të bëj një listë grumbullimi në varësi të asaj që kam parë e monitoruar këtë javë, por dhe duke bërë reflektime të vëmendshme.

Etrit Berisha është lojtar që po bën mirë, kam folur me të. Kemi edhe mungesën e Strakoshës, ndaj vlerësova portierët më të mirë që ishin në këto momente, ai hyn mes tyre. E telefonova dhe ishte i lumtur. Sa i përket Brojës dhe Bajramit, vlerësova kushtet e përgjithshme, momentin, nuk është derë që mbyllet. Kam folur me ta, në këtë moment kam bërë zgjedhje të ndryshme, janë zgjedhje të diktuara nga momenti dhe kaq.

Sina dhe Kerjota? Kerjotën e kemi vëzhguar që nga sezoni i kaluar, ku ka qenë protagonist me ekipin e tij. Me klubin pothuajse arritën të fitojnë kampionatin, ka karakteristika që mund ta ndihmojnë kombëtaren. Është pak e vështirë dhe e lodhshme që t’i ndjekësh lojtarët që luajnë në kampionate të ndryshme. Prandaj kisha dëshirë që disa nga këto lojtarë t’i kisha në grumbullim, që t’i shikoja nga afër. Sa iu përket të tjerëve të grumbulluar, i kam parë dhe vëzhguar. Kerjota është lojtar interesant për të cilin kam kuriozitet që ta shoh nga afër. Sina ka dalë në evidencë kohët e fundit, luan në një kampionat të vështirë. Ka qenë protagonist dhe ka shënuar. Në aspektin difensiv mund të kemi mungesa dhe vështirësi. Mbetet për t’u vlerësuar nëse do të ketë vazhdimësi me skuadrën tonë apo mund të vazhdojë me U-21.

Pak emra nga Superiorja? Mund të kishin qenë edhe lojtarë të tjerë të grumbulluar. Në pozicione të caktuara kemi pasur mungesa të lojtarëve. Kam qenë në dyshim deri në minutat e fundit, i kam parë dhe nga afër një pjesë tjetër të lojtarëve, por i kam besuar këtij blloku që ka qenë dhe në ndeshje të tjera. Ka lojtarë interesantë kampionati shqiptar, shpresoj në vijim të kem mundësi që të grumbulloj lojtarë të tjerë.

Të rinjtë? Unë mendoj se është një reflektim që duhet bërë. Kthehem pak te 19 maji, kur presidenti më kërkoi si objektiv fillestar të fitoja grupin në Ligën e Kombeve. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të marrim lojtarë si Sina që kanë spikatur, por duhet siguruar menjëherë edhe rezultati. Përmendni shumë lojtarë me karakteristika ofensive, kur kemi shumë lojtarë, mbeten alternativa të rëndësishme. Mua më është dashur të thërras ndonjë lojtar më shumë për shkak të dëmtimeve, por të merrja lojtarë që nuk do t’i aktivizoja do të ishte e vështirë. Objektivi është të rris numrin e lojtarëve, kemi një grup më të kufizuar në krahasim me të tjerër, që mund të zgjedhin. Edhe ne kemi lojtarë që mund të zgjidhen shumë shpejt, do t’i shihni. Besimi është dhe ata e dinë, e dinë se sa jam i vëmendshëm edhe ndaj tyre.

Kthimi i Etrit Berishës? Me të fola qartësisht, është një lojtar i cili nëse del në fushë e mbron ekipin tij. Kjo do të thotë që është në formë të mirë, nuk është se duhet të shoh moshën, si të jetë 17 apo 37 vjeç. Unë e vlerësoj mes portierëve më të aftë të Shqipërisë. Edhe nëse do të ishte Strakosha, do të vinte gjithsesi. Do të zgjidhja kush është më mirë, kam shumë besim te potenciali i tij. Do të kuptoj nëse meriton të luajë më shumë ai apo një tjetër, është e drejtë kështu.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "飲 FSHF PORTIERE MBROJTES Etrit Berisha Alen Sherri Mario Dajsinani Simon Simoni Berat Gjimshiti Ardian Ismajli Marash Kumbulla Klisman Cake Samuele Sina Elseid Hysaj Ivan Balliu Mario Mitaj Naser Aliji Stavro Pilo SULMUES MESFUSHORE Kristjan Asllani Ylber Ramadani Qazim Laçi Juljan Shehu Adrion Pajaziti Luis Hasa Arber Hoxha Taulant Seferi Anis Mehmeti Ernest Muçi Sabah Kerjota MyrtoUzuni Myrto Uzuni Rey Manaj Cristian CristianShpendi Shpendi Mirlind Daku"

Sigurisht të gjithë e dinë interesin në mënyrë direkte apo indirekte. I kam krahët e hapur për të gjithë që duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Të gjitha procedurat janë bërë. Unë preferoj të flas për lojtarët që janë pjesë e kësaj liste.

Golashënuesit me klubet? Shpresoj të kenë ruajtur disa gola dhe për ne. Nuk ka qenë e lehtë për ta bërë listën. Ka të tjerë që do të kisha preferuar të ishin të grumbulluar. Besoj shumë te potenciali i tyre. Uroj të jenë protagonist, sepse prezenca e tyre është esenciale me kombëtaren.

Në ndeshjet e qershorit janë bërë gjëra pozitive dhe negative. Ishte e rëndësishme që të mbërrinim në këto ndeshje me një pamje më të mirë. Ndeshjet na kanë dhënë indikacion si pozitivisht, edhe negativisht, informacione që duhet t’i shfrytëzoj. Ideja do të jetë që të punojmë dhe në gjëra të ndryshme në varësi të lojtarëve që do hedh në fushë. Si trajner duhet t’i vendos lojtarët në kushte për të dhënë maksimumin.

Pres të shoh një skuadër që lufton, të hyjë me besim në fushë, të luajë ndeshjen dhe të tregojë se është më e aftë se kundërshtarët, nëpërmjet lojës, vuajtjes. Dua të shoh që çdo lojtar të lërë çdo pikë djerse në fushë. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi mundësinë të gëzohemi në fund të ndeshjes.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "金 社 6HИ LISTAE KOMBETARES Rolando Maran จิ๕ี๕ ဦးသွူပှင့် FSHF VS SHQIPERI VS BJELLORUSI 26SHTATOR ORA 20:45 純活 VS SHOIPERI vs SAN MARINO 6TETOR ORA DRA20:45 20:45 O 鮮込家産製 - LL ልንያሽ 肥場 VS SAN MARINO VS SHQIPERI 29 SHTATOR 5 最雄院最线 ORA20:45 四留 VS FINLANDE FINLA ANDỄ VSSHOIPERI VS 3TETOR ORA 15:00 UEFA ATIONS NS LEAGUE FSHF"

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se cila është forca jonë dhe kemi karakteristika të caktuara, që duhet t’i shfrytëzojmë dhe mos kemi frikë. Nuk jam shumë pragmatist, do të shohim si do përshtatet skuadra në fushë. Nuk varet vetëm nga sistemi i lojës, por dhe qasja që do ketë skuadra. Për të arritur besimin dhe vlerësimin, duhet paraqitje dhe rezultate shumë të mira. Jemi të bindur që duke shfrytëzuar këto karakteristika, do të bëjmë mirë.

Kam zgjedhur këto lojtarë sepse mendoj se janë të duhurit aktualisht. Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë rolin e mbrojtësit të djathtë. Sina edhe pse është mbrojtës qendre, mund të luajë djathtas. Bazuar dhe në modulin si luajmë, duke marrë parasysh që fokusohemi të krijojmë hapësira dhe të jemi pak më të avancuar në sulm, mendoj se mund të funksionojë.

Rikthehet Berisha, në listë edhe dy debutues. Trajneri Maran publikon emrat e 29 kuqezinjve për “Nations League”

The post Maran shpjegon pse la jashtë Brojën dhe Bajramin: Objektivi është rezultati, më duhen ata më në formë appeared first on Telesport.