Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë statistika të veçanta në futbollin spanjoll. Me golin e shënuar ndaj Elche në fitoren 3-2 të Real Madridit, sulmuesi francez kompletoi “koleksionin”. Më saktësisht, ai ka gjetur rrugën e rrjetës ndaj të gjitha, 23 skuadrave, me të cilat është përballur në La Liga.
Bëhet fjalë për 23 kundërshtarë të ndryshëm, një tjetër tregues i ndikimit të tij që prej transferimit te Real Madridi. Kundërshtari i preferuar i Mbappé është Real Sociedad. Në 4 përballje ndaj baskëve, francezi ka shënuar plot 7 gola. Më pas vjen Villarreal, ndaj të cilit Mbappé ka realizuar 5 gola.
Në vendin pasues janë Rayo Vallecano dhe Barcelona, të dyja skuadra ndaj të cilave numri 9 i Real Madridit ka shënuar nga 4 herë.
The post Mbappé vendos rekordin e tij në La Liga; ka shënuar ndaj të gjitha 23 kundërshtarëve appeared first on Telesport.
