Michael Olise te Real Madrid është një temë e nxehtë, e destinuar të vazhdojë edhe në merkaton e verës së ardhshme. Ky të paktën, duket të jetë mesazhi i drejtorit ekzekutiv të Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen.
“Është e vështirë të bësh premtime në futboll. A do të jemi në gjendje ta mbajmë Olise? Nuk e di, do ta shohim verën e ardhshme se çfarë do të ndodhë“, tha Dreesen.
Gjatë kësaj vere, Real Madrid u përpoq të gjente një mënyrë për ta sjellë yllin francez në Madrid, por dëshira e tyre për të nënshkruar lojtarin hasi në një pengesë: “Olise nuk do të lëvizë, as për 200 milionë euro“, deklaroi klubi gjerman.
Megjithatë, joshja e “los blancos” mund të jetë e papërmbajtshme për një lojtar: prandaj nuk përjashtohet që vetë Olise të kërkojë një transferim në Madrid. Megjithatë, është ende herët për diskutime të tilla.
The post Drejtuesit e Bayern: Nuk mund të premtojmë se ai do të qëndrojë me ne verën e ardhshme appeared first on Telesport.
