Fitorja e arritur në Spanjë e ka çuar Kimi Antonelli në një epërsi mbresëlënëse prej 81 pikësh ndaj rivalit të tij më të afërt në renditje, që është shoku i tij i skuadrës George Russell. Një diferencë e tillë, kur kanë mbetur ende tetë ose nëntë gara (në varësi të statusit të garave në Katar dhe Abu Dabi), e vendos talentin e ri italian të Mercedes në një pozicion shumë të sigurt.

Vetë Antonelli vazhdon të këmbëngulë për kujdes; megjithatë, në të gjithë historinë e F1, ka pasur vetëm një rast (në vitin 1976) kur një epërsi e tillë nuk çoi në fitimin e titullit kampion dhe kjo ndodhi për shkak të rrethanave të njohura që përfshinin fatkeqin Niki Lauda.

Pas garës në Madrid, Antonelli u gjend në konferencën për shtyp krah për krah me dy kampionët e fundit të botës: Max Verstappen dhe Lando Norris. 4 herë kampioni i botës në Formula 1, piloti i Red Bull, tha: “Gjithçka mund të ndodhë por Kimi thjesht duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën”.

Dua të them, është fantastike. Ai po ecën shumë mirë. Nuk duhet të stresohet tepër për këtë dhe nuk mendoj se po e bën. Ai thjesht po jep më të mirën; është i sigurt në vetvete dhe po fiton gjithnjë e më shumë përvojë. Është ende i ri, ende në fillim të karrierës, por po ecën me shpejtësi marramendëse dhe gjithçka po shkon mirë”, tha Verstappen.

Pra, nuk duhet t’i ndërlikojë gjërat dhe nuk po e bën. Ai ka rreth vetes njerëz të aftë që e dinë se çfarë i duhet. Gjithçka po shkon mbarë. Kimi kryeson me 80 pikë diferencë sepse po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai po mund një shok skuadre shumë më me përvojë, ndaj nuk dua t’i jap asnjë këshillë”, tha Verstappen.

Në fund, ai tha: “Po bën një punë fantastike në moshën vetëm 20-vjeçare. Është vërtet fenomenal. Mendoj se është gjë e mrekullueshme të shohësh dikë kaq të ri që bën një punë kaq të shkëlqyer dhe që, me shumë gjasa, do të fitojë kampionatin. Ai ka qenë mbresëlënës që nga gara e parë e vitit. Ka bërë shumë pak gabime dhe sigurisht që nuk drejton si dikush që është vetëm në vitin e tij të dytë në F1”.

The post Verstappen kurorëzon Antonelli: Fenomenal, s’ka nevojë për këshilla, ka një ekip dhe makinë fantastike appeared first on Telesport.