Tri ndeshje në stol dhe zero minuta, pavarësisht se stërvitet me grupin që prej 21 gushtit. Christian Pulisic është kthyer në një mister te Milani i Ruben Amorim. Pas amerikanit qëndron një verë e vështirë, me një edemë kockore dhe mikrofrakturë në zonën mes tibias dhe fibulës së këmbës së djathtë, dëmtime që rrezikuan edhe Botërorin e tij.
Rikthimi është menaxhuar me shumë kujdes, me ngarkesa të kontrolluara dhe riatletizim gradual, por duket se ka edhe arsye tekniko-taktike. Në pozicionin e Pulisic po shkëlqen Alphadjo Cisse, autor i dy golave në tri ndeshje, duke e bërë më pak të ndjeshme mungesën e amerikanit.
Amorim nuk duket se e konsideron Pulisic një pikë fikse të projektit të tij, ndryshe nga pronari Gerry Cardinale, i cili dëshiron rinovimin e kontratës së tij. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2028 dhe Cardinale është i gatshëm ta zgjasë atë edhe për arsye marketingu.
Çështja mbetet e hapur dhe do të ndikojë edhe raporti me trajnerin e ri. Pulisic mund ta nisë më në fund sezonin të shtunën, ndaj Lazios.
The post Me Amorim, vetëm stoli për Pulisic. Presidenti kërkon rinovimin e “Captain America” appeared first on Telesport.
