Juventus e ka nisur mbarë këtë sezon në Serie A, me dy fitore dhe një barazim në tri javët e para. Një nga protagonistët bardhezi në këtë sezon është portieri Guglielmo Vicario, i ardhur këtë verë nga Tottenham.
“Jemi një grup i bashkuar, një grup i fortë, një përzierje e mirë lojtarësh të rinj dhe atyre pak më me përvojë. Pa dyshim që kemi djem të talentuar në moshë të re dhe jemi të gjithë të bashkuar”, tha Vicario.
Më tej, ai shtoi: “Nga ky moment e tutje, fusha do të flasë dhe jam i bindur se jemi një skuadër cilësore. Çdo ndeshje duhet përgatitur duke marrë parasysh mënyrat e ndryshme se si portieri mund ta nisë lojën nga prapavija; qasjet ndryshojnë dhe duhen vlerësuar”.
“Sot duhet të kuptosh se ku është hapësira dhe cila është situata më e mirë për ta vendosur topin. Më pas, gjithçka varet nga aftësia ime dhe e skuadrës për ta lexuar lojën, ndërsa përpiqemi ta vëmë kundërshtarin në vështirësi”, tha Vicario.
The post “Te Juventus një grup i mirë, topat e gjatë të portierit në hapësira mund të kthehen në aksione sulmuese” appeared first on Telesport.
