Kryetari i Komunës së Çairi, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21, theksoi se ka të sillesh në Çair po punohet. Mexhiti theksoi se këtë vit strategjike janë rrugët, infrastruktura rrugore.
“Në emisionin e kaluar ta thash që ato që kritikojnë do të ballafaqohen me bagera. Për momentin në 15 pika në Çair, e keni parasyshë që Çairi është 3.4 kilometra katrorë, ka të sillesh në Çair po punohet. Dikund rrugë, dikund infrastruktur nëntokësore, ndriqim i ri, dikund gjelbërim, dikund asfaltim. Këtë vit strategjike janë çështja e rrugëve, infrastrukturës rrugore, pra po punohet në rrugën “Ferid Murad” në të dy anët, do të ketë trotuar, do të ketë gjelbërim, korsi për biçikleta.
