Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë vranësira të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndoshta vende-vende në formë stuhie me erëra të forta dhe kushte për breshër. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 24 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup, me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, disa pjesë të luginës do të kenë kushte për paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nën ndikimin e masës së ajrit të lagësht dhe të ngrohtë nga jugu, deri të dielën moti do të jetë shumë i nxehtë. Do të ketë një rast të izoluar të paqëndrueshmërisë edhe të shtunën.