Nëser gjykata penale do të vendosë për ankesën e Prokurorisë lidhur me sulmuesin e kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, për të ndryshuar masën nga paraburgimi efektiv në arrest shtëpiak, siç kërkuan ata dje.

Arsovska u sulmua të premten gjatë një kontrolli në një ndërtim të paligjshëm në Çair, dhe pas kontrollit në spitalin “8 Shtatori,” në një deklaratë për mediat ajo tha se përveç dhunës fizike, kishte përjetuar edhe dhunë verbale nga sulmuesi, dhe kjo përpara syve të policisë.

Prokuroria ka nisur procedim kundër dy personave, për njërin vetëm për sulme verbale, për të cilin tashmë janë në fuqi masa sigurie, ndërsa për personin që e sulmoi fizikisht Arsovskën, prokuroria kërkoi paraburgim efektiv, por gjykata vendosi masë më të butë, arrest shtëpiak. Arsovska përmes një serie postimesh në Facebook kritikoi punën e MPB-së, duke akuzuar ministrin se nëse policia do të kishte reaguar në kohë, ajo nuk do të ishte shënjestra e sulmit.

The post Nëser gjykata penale do të vendosë për ankesën e Prokurorisë lidhur me sulmuesin e kryetares së Shkupit, Danela Arsovska appeared first on Alsat.