Khvicha Kvaratskhelia mund të largohet nga Napoli pas bllokimit të negociatave për rinovimin e kontratës dhe interesimit të Barcelona-s e PSG-së.

Kontrata aktuale e yllit gjeorgjian me klubin e Serisë A skadon në 2027-ën dhe përfaqësuesit e tij janë takuar kohët e fundit me drejtuesit e klubit për të diskutuar kushtet e një kontrate të re afatgjatë.

Megjithatë, sipas Sky Italia, negociatat kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me rrogën e futbollistit.

Napoli mësohet t’i ketë ofruar Khvicha-s 6 milionë euro në sezon, shumë më pak në krahasim me 8 milionët që kërkon lojtari.

Gjithsesi, Kvaratskhelia mund t’i ulë kërkesat e tij nëse klubi pranon ta ulë kluazolën e lirimit nën 100 milionë euro.

Kjo situatë duket se ka vënë në lëvizje Barcelona-n dhe PSG-në, prej kohësh të interesuara për yllin e Napoli-t.

Javën e kaluar, La Repubblica bëri të ditur se katalanasit po përgatisin një ofertë prej 80 milionë eurosh për sulmuesin.

Kvaratskhelia ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në 12 ndeshje të luajtura deri tani në kampionat. Napoli kryeson renditjen me një pikë avantazh ndaj Atalanta-s.

The post Ngecin negociatat për rinovimin, Barça dhe PSG sfidohen për yllin e Serisë A appeared first on Telesport.