Nicolas Jackson do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern dhe do të rikthehet te Chelsea. Senegalezi u huazua verën e kaluar nga Chelsea te Bayern, me të drejtë blerje, por ka rezultuar jashtë pritshmërive dhe pse ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 4 asiste.
Në këtë situatë, bavarezët po kërkojnë një sulmuesi të ri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Harry Kane. Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se bavarezët janë pas Dusan Vlahovic.
Sulmuesi serb i rikthyer së fundmi nga dëmtimi, do të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Dhe mundësia për ta transferuar falas ka zgjuar interesin e disa klubeve, mes tyre edhe atë të Bayern.
The post Nicolas Jackson rezultoi dështim, Bayern hedh sytë në Serie A dhe piketon sulmuesin e njohur appeared first on Telesport.
