Marco Palestra, mbrojtësi i djathtë i Cagliari dhe i kombëtares italiane, foli për sezonin e tij të shkëlqyer, pasi u votua si mbrojtësi i djathtë më i mirë i kampionatit: “Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, më ka ndryshuar jetën dhe jam shumë i lumtur. Kjo do të jetë një nga faqet më të bukura të jetës sime. Të jem në skuadrën e sezonit është diçka që nuk do ta kisha imagjinuar në fillim”.
Palestra pranoi se ndihet gati për një hap të madh: “Po, ndihem gati. Çdonjëri prej nesh duhet të ketë ambicie për t’u bërë top-lojtar”. Mbrojtësi, që në verë do të rikthehet tek Atalanta, shtoi: “Atje kam kaluar eksperienca të mrekullueshme që nga fëmijëria deri sezonin e kaluar, i pari për mua në Serie A”.
Për triumfin në “Europa League” shtoi: “Kam luajtur vetëm një ndeshje dhe nuk e ndiej si trofe timin. Nuk e kam medaljen, por ishte një arritje fantastike, përjetuam momente unike”.
The post Palestra “thërret” Interin: Sezon fantastik te Cagliari, jam gati për një klub të madh appeared first on Telesport.
