Jamal Musiala po përballet me vështirësi në përshtatjen e terapisë medikamentoze për krizat epileptike (episode të shkurtra të çrregullimit të vetëdijes me origjinë neurologjike). Sipas “Bild”, kjo mund të shpjegojë pse ylli i Bayern Munich nuk ka arritur ende të rikthehet në formën e tij më të mirë. Klubi nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për këtë informacion.
Profesor Christoph Kleinschnitz, drejtues i Neurologjisë në Spitalin Universitar të Essenit, shpjegoi vështirësinë e përcaktimit të dozës së duhur: “Nëse doza është e pamjaftueshme, krizat përsëriten. Një dozë më e lartë mund të shkaktojë lodhje, ngadalësim të reflekseve dhe probleme me koordinimin”.
Sipas specialistit, objektivi është eliminimi i episodeve pa shkaktuar efekte anësore. Ai paralajmëroi se “një shpeshtësi tepër e lartë e krizave mund ta dëmtojë strukturën e trurit”.
Kleinschnitz theksoi se këto probleme nuk janë të rralla: “Prekin 0.5 deri në 1 për qind të popullsisë. Format e epilepsisë nuk janë aq të rralla, sidomos te të rinjtë”.
Ndërkohë, në shenjë mbështetjeje, Musialën e kanë vizituar në spital Erling Haaland, Jude Bellingham, Hugo Ekitike dhe Michael Olise.
The post Profesori i neurologjisë: “Problemi i Musialës është terapia”. Haaland dhe Bellingham e vizitojnë në spital appeared first on Telesport.
