Ndër më të mirët në fushë në barazimin 0-0 ndaj Sllovenisë, pas përfundimit të ndeshjes shkurtimisht u prononcua portiere Arijanet Muric. Muric i falenderoi tifozët për mbështetjen, teksa tha që ky barazim nuk është rezultat i keq pasi e mban Kosovën në lojë për kualifikim tutje.

“Faleminderit për mbështetjen. Ishte hera e parë që luajtëm së bashku me këtë rreshtim dhe paraqitja ishte aq e mirë. E ardhmja është e ndritur.Duhet të vazhdohet dhe shpresohet tutje, me të njëjtën ritëm dhe besim. Kemi shpresuar dhe besuar se mund të fitonim, por edhe barazimi është rezultat që na mban në lojë”, ka thënë Muric.

Kujtojmë se ‘Dardanët’ do të rikthehen në aksion të hënën, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Suedisë.

Hajdari ishte ndër më të mirët në fushë gjatë barazimit 0-0 me Slloveninë, ku e ndali më së miri Benjamin Seskon. Pas ndeshjes, ylli i Hoffenheimit në intervistë për “RTK”, deklaroi se është i lumtur që debutoi me portën e paprekur te fanella dardane.

“E kisha ëndërruar ftesën. Unë jam lojtar emocional edhe pas fushës, e ndoshta e shfaqa shumë në fushë. Nuk po ndihem debutues sepse ekipi më ka pritur shumë mirë, si të jem këtu që një kohë të gjatë. Të debutoj me portën e paprekur, është diçka e veçantë por meritat për të gjithë lojtarët”.

Ai e pranoi se ka biseduar shpesh me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa duhet të jenë të fokusuar për përballjen e ardhshme.

“Kam folur shpesh me Fodan në telefon, kem pasur bisedë shumë të mira dhe kur vendosa për Kosovën më ka pritur dhe uroi. Prej fillimi më tha ndihu si në shtëpi”. “E pashe që Suedia kishte humbur, për ata është gjithçka kundër nesh. Të shkojmë me këtë mentalitet që e kemi deri tani dhe të japim maksimumin, të bëjmë si në dy ndeshjet e fundit dhe besoj që do të bëhet më mirë”.

The post Protagonisti Arijanet Muric ka besim: “E ardhmja e Kosovës, e ndritur!”. Debutuesi Hajdari: “Emocionin e shfaqa në fushë, por ky mentalitet…” appeared first on Telesport.