Adrien Rabiot beson se Franca është mes favoritëve për ta fituar Botërorin 2026, së bashku me Argjentinën dhe Spanjën. Mesfushori i Milanit deklaroi për FIFA-n: “Kemi një kombëtare fortë, duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona, pa arrogancë”.

Ai shtoi: “Kur luajmë me mentalitetin dhe vendosmërinë e treguar ndaj Brazilit, mund t’i hapim probleme kujtdo. Sidoqoftë, në nivele të tilla, diferencën e bëjnë detajet”.

Franca ndodhet në Grupin I me Senegalin, Irakun dhe Norvegjinë. Objektivi është i qartë: “Duam të arrijmë të paktën në gjysmëfinale. Nuk do të fshihemi, sepse çdo gjë më pak do të konsiderohej dështim”.

Për Kylian Mbappé: “Lojtar kyç, është pjekur shumë që nga koha kur e takova te PSG më 2017. Ajo që bën në fushë është e jashtëzakonshme”.

 

The post Rabiot: Nuk fshihemi në Botëror, çdo gjë më pak se gjysmëfinalet konsiderohet dështim appeared first on Telesport.