Pavarësisht se përflitet për një rinovim me Thibaut Courtois, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2027, Real Madrid ka piketuar që tani pasuesin e portierit belg.
Defensa Central zbulon se objektivi i madh i madrilenëve për portën është holandezi i Brighton, Bart Verbruggen, i cili është titullar për “Tulipanët” në këtë Botëror.
23-vjeçari konsiderohet si një nga portierët e rinj më premtues dhe interesi për të është në rritje. Kontrata e tij me Brighton skadon në vitin 2028, vlera në treg sipas Transfermarkt është 40 milionë euro.
Transferimi i tij i mundshëm në Madrid do të finalizohet vetëm verën e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e Real Madridit po punojnë për të arritur marrëveshjen verbale mes palëve sa më shpejt.
The post Real Madrid piketon trashëgimtarin e Courtois. Është 23 vjeç dhe titullar në Botëror appeared first on Telesport.
