Benjamin Sesko shprehet se tani ndihet në një gjendje ideale fizike, pasi është rikuperuar nga dëmtimi në kërci, që i dha fund para kohe sezonit të tij të parë me Manchester United dhe i prishi planet për verën.
23-vjeçari u transferua verën e kaluar dhe shënoi 12 gola gjatë sezonit të parë me “djajtë e kuq”. Por, në maj, ai u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar në kërci, gjë që bëri gjithashtu që të humbiste ndeshjet miqësore të verës.
Sulmuesi slloven hyri si zëvendësues në ndeshjet e para të sezonit në Premier League dhe shënoi gol kur e nisi si titullar ndeshjen e së enjtes në Champions League, të fituar 4-0 ndaj Sabah. “Në thelb, bëhej fjalë për t’u siguruar që situata të mos përkeqësohej, sepse ishte një problem mjaft serioz,” tha Sesko.
“Na duhej pak më shumë kohë, më shumë se zakonisht, sepse nëse fillon shumë herët, problemi mund të rishfaqet. Mendoj se vendimi për të pritur pak më gjatë ishte i shkëlqyer. Tani gjithçka është shëruar dhe situata është ideale”, tha sllovaku.
Më tej, ai tha: “Tani gjithçka është shumë më mirë, veçanërisht krahasuar me sezonin e kaluar. Jam shumë i lumtur këtu. Më pëlqen jeta këtu. Kam shokë skuadre të mrekullueshëm. Nuk kam asnjë ankesë”.
The post Sesko kërkon më shumë minuta: Kam rikuperuar nga dëmtimi, jam në gjendjen ideale për të ndihmuar United appeared first on Telesport.
