Gazetare: Ilirida Sulejmani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës. SHBA gjithashtu thekson se mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre duke ritheksuar mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit

Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Të shmanget retorika nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, deklaruan nga SHBA.

Reagoi edhe Bashkimi Evropian, duke theksuar se procesi gjyqësor po zhvillohet mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, bazuar në parimin e përgjegjësisë individuale penale. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve, në Kosovë dhe në rajon, për përmbajtje”, thonë nga BE.

 Ka reaguar edhe Britania e Madhe, duke theksuar se vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës përbën një moment të rëndësishëm, por ai nuk është vendim mbi shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.  Shteti britanik tha se vazhdon të mbetet një mik dhe partner i afër i Kosovës duke mbështetur fuqimisht pavarësinë dhe integritetin territorial të saj./Alsat.mk.

The post SHBA, BE dhe Britania reagojnë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara appeared first on Alsat.