Kaosi me transportin publik ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm. Qytetarët prisnin nëpër stacione, por autobusë nuk kishte. Linjat mbeten të reduktuara, ndërsa pjesë e nxënësve sot mezi kanë arritur në shkollë.

Për të gjetur zgjidhje është përfshirë Qeveria. Në seancë të jashtëzakonshme debatohet për marrje të karburantit nga rezervat shtetërore, që do t’ia jepnin Qytetit të Shkupit.

“Situata është shumë e keqe dhe është turp në kryeqytetin e Maqedonisë që në t’u mohohet nxënësve e drejta për të marrë arsim adekuat”, tha Vesna Janevska.

Qyteti i Shkupit paraprakisht akuzoi se pas kaosit qëndron egoja e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili qëllimisht e anuloi tenderin e tyre për blerjen e derivateve përmes Byrosë për prokurime publike. Byroja u përgjigj se vendimi i tyre ishte i drejtë, sepse NQP zgjodhi një ofertë të papranueshme si më të volitshme.

“I hedhim poshtë plotësisht qëndrimet e shprehura nga Qyteti i Shkupit, të cilët tentojnë ta mbulojnë fokusin e procedurës së zhvilluar keq me shpifje si “kuadro e kreut të VMRO-së në Byronë e Prokurimeve Publike” si të papërshtatshme dhe joprofesionale. Byroja e Prokurimeve Publike vepron në mënyrë profesionale, pa marrë parasysh përleshjet ditore politike, dhe në vend që të përhapet politika, duhet të reagojë me kohë Qyteti i Shkupit”, thotë Byroja për Prokurime Publike

Në mënyrë shtesë do të përfshihet edhe Prokuroria.

 “Prokuroria themelore publike Shkup i ndjek të gjitha informacionet dhe tashmë janë dhënë udhëzime të caktuara që Drejtoria e policisë financiare t’i kontrollojë veprimet për prokurime publike të mazutit për nevojat e NQP-së”, thotë  PPTH

Nga sindikatat e NQP-së njoftuan se në Shkup do të qarkullojnë 25 autobusë me gaz ndërsa të tjerët do të mbeten të parkuar për shkak të mungesës së karburantit.