Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani në intervistën për Alsat tha se Kongresi i VLEN-it ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe shumë i suksesshëm dhe mbajtën fjalën para popullit siç tha, “se koalicioni do të shndërrohet në parti dhe kjo ndodhi të shtunën”.
“Madhështinë e Kongresit e përcakton edhe niveli i mysafirëve që morën pjesë ku të pranishëm ishin dy kryeministrat, patëm edhe z. Kurti, ku votuam programin politik të VLEN, statutin dhe Kuvendin qendror dhe gjitha organet e partisë”, deklaroi Sulejmani.
Kemi realizuar një pjesë të madhe të përcaktimeve programore Sipas tij, mund të thuhet se janë realizuar një pjesë e madhe e përcaktimeve programore, por siç tha, “kemi edhe dy vite për të realizuar përcaktimet e mbetura”.
“VLEN si parti do të fillojë të mbajë mbledhjet zyrtare të organeve të përcaktuara dhe me siguri do të vazhdojmë ta përcjellim punën e të gjithë funksionarëve prej momentit që jemi në qeveri dhe aty ku mendojmë se nuk po ecin punët, padyshim udhëheqësia e VLEN do të intervenojë”, tha Sulejmani.
The post Sulejmani: Kongresi i VLEN-it i suksesshëm, mbajtëm fjalën para popullit appeared first on Alsat.
