Tre shtetas të Maqedonisë kanë humbur jetën sot në Slloveni, në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës 16:30 në autostradën bregdetare.
Një automjet me pesë persona u përplas me rimorkion e një automjeti transportues.
Sipas informacioneve fillestare të Drejtorisë së Policisë së Koperit, automjeti transportues ishte ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa automjeti goditi pjesën e pasme të majtë të rimorkios.
Në automjet udhëtonin pesë persona, të gjithë shtetas maqedonas. Mjeku në vendngjarje konfirmoi vdekjen e tre personave, ndërsa një person i lënduar u transportua me helikopter në spital.
I lënduar është edhe drejtuesi i automjetit, i cili me ambulancë është transportuar për trajtim në spital.
Autoritetet sllovene deri tani nuk kanë publikuar të dhëna për identitetin, moshën apo gjendjen shëndetësore të personave të mbijetuar.
Në vendngjarje kanë intervenuar disa patrulla policore, ekipe zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore.
