Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, duke vijuar politikën e tij për ndryshimin e emrave gjeografikë për arsye patriotike dhe politike.
Liqeni Ontario shtrihet në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, ndërsa rreth 47% e sipërfaqes së tij i përket SHBA-së. Megjithatë, sipas Axios, mbetet e paqartë nëse Trump ka autoritet ligjor për të ndryshuar emrin e një liqeni që ndahet nga dy shtete.
Ky vendim vjen në një periudhë të tensionuar në marrëdhëniet SHBA-Kanada, pas mosmarrëveshjeve tregtare, tarifave të reja amerikane dhe deklaratave të mëparshme të Trump për mundësinë që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të amerikan.
Më herët, Trump kishte riemërtuar Gjirin e Meksikës si “Gjiri i Amerikës”.
