Ndërkohë është kundërpërgjigjur VLEN-i duke theksuar se BDI është partia e fundit që mund të flasë për ndikim serb. “Këta janë njerëzit që e sollën Ballkanin e Hapur në Maqedoninë e Veriut, projektin që i shërbeu Vuçiqit, e anashkaloi Kosovën dhe u përpoq ta shesë dominimin serb në rajon si “bashkëpunim ekonomik”.
Në vend që të bëjnë cirk politik me akuza ndaj nesh, BDI le të përgjigjet për lidhjet e veta politike dhe miqësitë me njerëz si Vlladimir Stajiq, emër që lidhet me organizimin e tubimeve në mbështetje të Vuçiqit”, reagon VLEN. Kjo parti thotë se është kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo tentative për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike.
The post Tubimi VLEN: BDI solli Ballkanin e Hapur appeared first on Alsat.
