Meteorologët për sot kanë paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite pritet shi i kohëpaskohshëm lokal dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kumtuan se moti gjatë gjithë javës së re do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Për nesër dhe pasnesër është paralajmëruar të fryjë erë e përforcuar deri e fortë nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura ditore pritet të rritet deri të martën, ndërsa nga e mërkura të ulet gradualisht.