Garat e fundit të Formula 1 nuk kanë qenë të përkryera për Mercedes. Madje ato kanë ngritur një këmbanë alarmi në lidhje me besueshmërinë e motorit. Russell në Kanada dhe Antonelli në Spanjë u detyruan të tërhiqen dhe të lënë pikë rrugës.

Nuk mund të garojmë për kampionatin botëror nëse një makinë humbet pikë të vlefshme çdo dy gara. Për të përfunduar i pari, së pari duhet të përfundosh garat,” tha Toto Wolff, drejtori i ekipit Mercedes.

Mercedes ka fituar gjashtë nga shtatë garat deri më tani, por Wolff nuk dëshiron të ulë vigjilencën. Ajo që ndodhi në Barcelonë, kombinuar edhe me fitoren e Lewis Hamilton me Ferrari, sjell shqetësime të mëdha te Mercedes.

Pra, shqetësimet për besueshmërinë po shkaktojnë më shumë se një dhimbje koke te Mercedes. “Kjo që ndodhi në Spanjë është pak shqetësuese. Është diçka për të cilën duhet të punojmë, sepse humbja e kaq shumë pikëve dhemb

“, tha Wolff.

Më tej, ai shtoi: “Besueshmëria është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi, është përparësia numër një. Askush nuk është i lumtur për këtë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kuptuar”.

The post Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes appeared first on Telesport.