Në datat 11 – 15 prill, Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez zhvilloi një tjetër vizitë zyrtare në Kinë. Kjo ishte vizita e tij e katërt brenda katër viteve. Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me të dhe të dy vendet nënshkruan dokumente të shumta bashkëpunimi në fusha si tregtia, arsimi, shkenca, teknologjia, bujqësia dhe ushqimi. Mediat spanjolle besojnë se këto arritje kanë rritur besimin e ndërsjellë strategjik midis dy vendeve, si dhe kanë promovuar fuqishëm “dialogun konstruktiv dhe bashkëpunimin pragmatik”.

Presidenti Xi u takua me Sánchez në Pekin më 14 prill, të dy theksuan të njëjtën fjalë – “vendosmëri strategjike”. Ky është një tipar dallues i marrëdhënieve Kinë-Spanjë, si edhe i vjen në ndihmë botës së jashtme për të kuptuar pse Sánchez ka ruajtur një frekuencë kaq të lartë vizitash në Kinë, mes të një peizazhi ndërkombëtar kompleks dhe të paqëndrueshëm.

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është një pikë kryesore e marrëdhënieve kino-spanjolle. Për shumë vite rradhazi, Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Spanjës jashtë BE-së. Në vitin 2025, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Spanjës tejkaloi 55 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 9.8%. Vitet e fundit, kompanitë kineze në fusha të tilla si automjetet elektrike, bateritë dhe sistemet e ruajtjes së energjisë, kanë investuar dhe kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive në Spanjë, duke nxitur në mënyrë efektive zhvillimin ekonomik lokal. Produktet bujqësore dhe ushqimore spanjolle me cilësi të lartë, të tilla si vaji i ullirit, vera dhe produktet e mishit të derrit, janë bërë gjithashtu gjithnjë e më popullore në familjet kineze.

