Do të nisë sot edicioni nr.109 i Xhiros së Italisë, një nga tri turnetë më të mëdhenj në botë në sportin e biçikletës. Ashtu sikurse vjet, që startoi nga Shqipria, këtë vit turneu do të nisë nga një tjetër vend ballkanas, Bullgaria.

Në Bullgari do të zhvillohen tri etapat e para dhe më pas çiklistët dhe skuadrat do të spostohen në Itali, për të vijuar me 18 etapat e tjera. Pra, gjithsej janë 21 etapa dhe në total garuesit do të përshkruajnë 3.466 kilometra.

Kjo është hera e 16-të që Xhiro starton nga një vend jashtë Italisë, ndërsa finishi i madh do të jetë përsëri në Romë, pranë Circus Maximus. Kryeqyteti italian do të shpallë kampionin për herë të tetë në histori dhe të katërtën radhazi.

Nga këto 21 etapa, njëra është kronometër individual, 8 etapa janë fushore, 7 etapa janë malore mesatare dhe 5 etapa malore të forta. Interesant fakti se 7 etapa do të përfundojnë me malore.

The post Nis sot Xhiro e Italisë, edicioni nr.109 do të startojë në Bullgari dhe përfundojë në Romë appeared first on Telesport.