Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se tre persona janë privuar nga liria për dhunë familjare, gjithsej pesë kallëzime gjatë 24 orëve të fundit.
Më 10.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare nga Kriva Pallankë denoncoi se më 07.05.2026 rreth orës 13:00, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj M.M..
Më 11.05.2026 në orën 00:30 në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit paraprak të babait të tij 61-vjeçar, se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, e kishte sulmuar fizikisht.
Më 10.05.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, një burrë 57-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, djali i tij i mitur i kishte bërë kërcënime me jetë.
Më 09.05.2026 në orën 22:45 në Berovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Berovë e privuan nga liria D.K. (47) nga rajoni i Berovës, duke vepruar pas kallëzimit paraprak se nuk e kishte respektuar masën e përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje të shqiptuar nga Gjykata Themelore Berovë dhe e kishte shqetësuar, fyer dhe maltretuar bashkëshorten e tij.
Më 10.05.2026 në orën 15:35 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria një 49-vjeçare nga Velesi, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se fillimisht me mesazhe kishte kërcënuar motrën e saj 52-vjeçare, pas çka kishte shkuar në oborrin e saj dhe kishte vazhduar me kërcënimet. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles.
Nga MPB theksuan se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.
The post Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tre persona arrestohen appeared first on Alsat.
