Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për M.S. nga fshati Skudrinjë, i cili po drejtonte një traktor me rimorkio në vendin e quajtur “Mustana Niva”, kur ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përmbysur.
Nga lëndimet e marra, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku në terren.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i ekspertizës nga SPB Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
