Pavarësisht se dështoi për transferimin e Anthony Gordon, Bayern pritet të jetë shumë aktiv në merkato. Sipas Bild, Bayern Munich ka një listë me 6 emra për krahun e majtë të sulmit, ku njëri prej tyre duket se do të jetë nën urdhërat e Vincent Kompany për sezonin e ri.
Në krye të listës qëndron Eli Kroup Junior, francezi shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier League, duke shënaur 13 gola për Bournemouth. Emra të tjerë janë Mika Godts i Ajax. Belgu ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 15 asiste në sezonin e fundit.
Pjesë e listës është edhe belgu i Lille, Matías Fernández-Pardo, i cili ka një klauzolë të frikshme prej 70 milionë eurosh. Tre emra të tjerë që nuk duhen nënvlerësuar janë edhe Gabriel Martinelli, Marcus Rashford dhe Rafael Leao.
The post Bayern ndjek 6 emra për sulmin. Nga zbulimi i sezonit të fundit në PL, te ylli i Milanit e te ai i Barcelonës appeared first on Telesport.
