Portugalia nis sot aventurën në Kupën e Botës 2026, në grupin K, në sfidën e parë ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Sigurisht që vëmendja kryesore do të jetë te Cristiano Ronaldo, mundësia e fundit për të, për të fituar trofeun e vetëm që i mungon në karrierën e tij të lavdishme.
Në një kompeticion si Botërori, sigurisht që bastet janë të shumta. Përveç basteve të zakonshme, në këtë Botëror ka dhe një bast tejet të çuditshëm.
Në platformën Polymarket, mijëra lojtarë kanë vënë bast për mundësinë e të parit të Cristiano Ronaldos duke derdhur lot gjatë këtij Botërori. Basti quhet i vlefshëm, nëse Ronaldo qan në fushë para ndeshjes, gjatë ndeshjes ose menjëherë pas përfundimit të saj. Deri tani për këtë opsion, janë vënë bast mbi 100,000 dollarë.
The post Cristiano Ronaldo do të qajë, një nga bastet më të çuditshme të këtij Botërori appeared first on Telesport.
