Në prag të ndeshjes së parë për këtë sezon të ri, atë në transfertë ndaj Frosinone, Luciano Spalletti nuk frikësohet aspak nga lajmet e merkatos në lidhje me Kenan Yildiz dhe shprehet me bindje se ylli turk do vazhdojë të jetë pjesë e bardhezinjve, pavarësisht ofertave që mund të vijnë për të.
“Jam plotësisht i qetë, sepse të merresh me Yildiz është e lehtë për mua. Ata (Arsenal) mund të ofrojnë çfarë të duan, unë dua që Yildiz të jetë këtu dhe do ta fus gjithmonë në fushë. Ai është një djalë i përsosur për të folur, është i pjekur dhe e di se nuk ka nevojë të nxitohet për asgjë.
E ardhmja e tij është tashmë e rëndësishme të qëndrojë te Juventusi, jo sepse ka klube të tjera që duan të shpenzojnë 100 milionë euro për të. Jemi të gjithë të bindur se mund të tregojmë potencialin e plotë të Kenanit, dhe ai është një fenomen potencial i futbollit”, tha Spalletti.
The post Spalletti paralajmëron Arsenal-in për Yidiz: Edhe po ofruat 100 milionë euro… appeared first on Telesport.
