Në konferencën për shty para ndeshjes së radhës atë ndaj Real Sociedad, Jose Mourinho ka folur gjerë e gjatë për shumë tema dhe çështje që lidhen me lojtarët dhe klubin. “The Special One” nuk mund t’i shpëtonte dot pyetjeve që lidhen me merkaton.
Për Mourinho-n skuadra është e plotësuar, por merkato është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. “Për mua, është një çështje e kryer. Por tregu është i hapur. Nuk e di kurrë se çfarë mund të ndodhë.
Po sikur një lojtar të më thotë se dëshiron të largohet sepse e lashë në stol për dy ndeshje? Në parim, jo, dhe nuk e di nëse presidenti ose Jose Angel (Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv) do të më telefonojnë për ndonjë ofertë të jashtëzakonshme. Sipas mendimit tim, është një çështje e kryer. Nëse dikush largohet, nuk do të isha i lumtur; do të doja ta mbaja këtë skuadër”, tha Mourinho.
The post “Skuadra është e kompletuar, por nuk i dihet…”, Mourinho nuk përjashton surprizat në merkato appeared first on Telesport.
