Thierry Henry është mahnitur nga paraqitja e Rodrit në debutimin e tij si titullar me Barcelonën dhe e ka krahasuar mesfushorin spanjoll me Sergio Busquets.
“Shoku i skuadrës” së dikurshme te Barcelona, Henry tha: “Kurrë nuk mendova se do të shihja një tjetër Busquets, por ja ku po e shoh një”. Ai theksoi se nuk dëshiron të hyjë në debatin se cili është më i mirë, por sipas tij Barça ka sërish një lojtar që ndryshon skuadrën vetëm me praninë e tij.
Rodri, 30 vjeç, u aktivizua si titullar në fitoren 5-0 ndaj Valencias në “Mestalla”. Henry vlerësoi edhe kontributin e tij pa top, veçanërisht mënyrën se si ushtron presion pas humbjes së topit, duke mos u hedhur menjëherë në ndërhyrje, por duke pritur, analizuar situatën dhe më pas rikuperuar topin.
“Barcelona do të jetë shumë e rrezikshme këtë vit”, – deklaroi Henry, duke e konsideruar ekipin katalanas ndër kandidatët për fitimin e Champions League.
Ish-sulmuesi i Barcelonës sheh vetëm një shqetësim; dëmtimet që Rodri ka pasur në sezonet e fundit: “Mënyra si luan, vizioni i lojës dhe aftësia për të parashikuar rrezikun dhe ndalur kundërshtarin janë aftësi madhështore”.
The post Henry lartëson Rodrin: Kurrë nuk mendova se do të shihja një tjetër Busquets, por ja… appeared first on Telesport.
