Barcelona-Feyenoord dukej se do të ishte një tjetër fitore e thellë për skuadrën e Hansi Flick, por ndeshja la pas disa momente statistikore interesante. Gabriel Jesus shënoi golin e tij të parë me Barcelonën, ndërsa Adeyemi realizoi golin e parë në “Camp Nou”.
Protagonisti kryesor ishte Lamine Yamal. 19-vjeçari, që mban numrin 10, veshi për herë të parë shiritin e kapitenit të Barcelonës në një ndeshje të Champions League.
Më pas erdhi momenti tjetër historik: Yamal shënoi golin e parë direkt nga goditja e dënimit me fanellën e Barçës. Në mungesë të Raphinha, pas faullit ndaj Olmos, Fermín ia dorëzoi topin Yamalit, i cili goditi fort dhe përfitoi nga hapja e murit mbrojtës.
Deri atëherë, Yamal kishte provuar 7 goditje dënimi me Barcelonën. Një gol ndaj Gironës në sezonin 2024-25 iu atribua në procesverbal Krejç si autogol.
Raphinha, ekzekutuesi i zakonshëm, i kishte thënë Yamalit se do të shënonte. Dhe ai e mbajti premtimin. Messi shënoi 50 gola nga goditjet e dënimit me Barcelonën, Yamal sapo hapi llogarinë e tij. Gara sapo ka nisur…
The post Yamal në gjurmët e Messit, pas 7 tentativash gjen golin e parë nga goditjet e dënimit appeared first on Telesport.
