Sassuolo ka mundur 3-2 Juventusin, në takimin e luajtur në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia, i vlefshëm për javën e 4-të në Serie A.

Juventus e nisi vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 2-të me Nico Gonzalez, por goditja e argjentinasit prek traversën.

Në minutën e 37-të, Sassuolo kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e Sebastiano Esposito kalon fare pranë shtyllës së djathtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Bardhezinjtë e nisin vrullshëm pjesën e dytë, duke rrezikuar që në fillim me Kerim Alajbegovic, por Aro Muric bëri një pritje spektakolare.

Sfida zhbllokohet në minutën e 66-të, ku Sebastiano Esposito shënon me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Nemanja Matic.

Në minutën e 69-të, Douglas Luiz provon të gjejë golin me një goditje të fuqishme, por Aro Muric i thotë “jo”.

Në minutën e 82-të, ishte Edon Zhegrova, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë në vend të Fransico Conceicao, që gjen golin e barazimit. Pas një krosimi në zonë për Kolo Muani dhe dyluftimit të tij me Aro Muric, Zhegrova tregohet i vëmendshëm dhe futet bukur në zonë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me të majtën. Ky është goli i parë për të në Serie A, me fanellën e Juventusit.

Në minutën e 89-të, aksion i shkëlqyer i Sassuolo-s, nga i cili gjen golin e dytë me Kieron Bowie, i futur si zëvendësues. Në minutën e 90+1′, ishte sërish Edon Zhegrova që gjeti golin, pas një kombinimi të bukur me Kolo Muani dhe goditjes fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e fundit shtesë, Sassuolo gjen edhe golin e tretë dhe të fitores së madhe me Vasilije Adžić, i huazuar pikërisht nga Juventus.

SHIKOGOLAT

The post Dy golat e Zhegrovës nuk mjaftojnë, Juventusi ndëshkohet në fund nga lojtari që Spalletti i bëri dalje (video) appeared first on Telesport.