Në kampin e Interit mbizotëron një klimë e madhe besimi, e mbështetur te rezultatet bindëse dhe tri fitoret në tri ndeshjet e para të kampionatit. Trajneri Chivu po iu jep lojtarëve stimuj të rinj, ndërsa Andy Diouf, edhe pse është mesfushor qendre, po shndërrohet në pikë referimi në krahun e djathtë zikaltër.

Për rolin e ri, Diouf tha: “Është absolutisht e çmendur dhe ndodhi rastësisht. Pak nga nevoja, nisa të luaja disa ndeshje në atë rol dhe prej aty gjithçka mori ngadalë formë. Nuk jam mbrojtës krahu dhe as anësor, ndaj jam mjaft i tronditur. Kur ke topin, detyrat janë të ngjashme me ato të një anësori, ndërsa pa top duhet të tërhiqesh, ndaj në fund të ndeshjes je gjithmonë i shkatërruar”.

Për të ardhmen, ai theksoi: “Objektivi im është të rikthehem të luaj si mesfushor. Aty jam rritur dhe kam të gjitha referencat e mia. Për momentin dua vetëm të jem i rëndësishëm për ekipin. Nëse si anësor mund të fitoj minuta dhe të afirmohem te një skuadër si Interi, do ta bëj. Po mësoj jashtëzakonisht shumë nga kjo eksperiencë”.

The post “Të luash si anësor tek Interi të shkatërron. Do të doja të kthehesha në mesfushë, por…” appeared first on Telesport.