Drejtori sportiv i Juventusit, Frederic Massara, hodhi poshtë zërat për të ardhmen e Luciano Spallettit, duke theksuar besimin e plotë të klubit te trajneri.

“Ne të gjithë, që përfaqësojmë fanellën e Juventusit, kemi detyrimin të mos minimizojmë asnjë pikë të humbur, por duhet të bëjmë analiza të qeta. Dhe kjo analizë nis nga një siguri: Juventusi është në duar të shkëlqyera dhe klubi ka besim total tek aftësitë e trajnerit dhe të vetë skuadrës. Besojmë se me punë ky proces rritjeje mund të përshpejtohet”, – tha ai për “Sky”.

Për merkaton: “Gjatë merkatos bëmë shumë gjëra interesante, gjithmonë brenda disa kufizimeve të vendosura nga UEFA. Jemi të kënaqur me atë që bëmë. E dimë se kemi ndryshuar shumë; sonte luajtën 8 lojtarë të rinj. Juventusi është i shtati për minutazhin e lojtarëve të rinj dhe kjo duhet të na bëjë të kemi durim për të ndërtuar diçka që mund të jetë frytdhënëse”.

Për Woltemade: “E morëm sepse e konsiderojmë një sulmues të fortë si Kolo Muani, me të cilin mund të jetë plotësues. Jemi shumë të bindur se mund të bëjë mirë që në fillim”.

 

The post Massara “blindon” Spallettin: Skuadra është në duar të shkëlqyera, ka besim të plotë nga klubi appeared first on Telesport.