Në një intervistë të fundit për Sport Bild, mesfushori i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic, ka pranuar se ëndrron të fitojë “Topin e Artë” një ditë. 22-vjeçari theksoi se fakti që një lojtar në të njëjtin pozicion e ka fituar këtë çmim i jep atij shpresë, duke iu referuar këtu spanjollit Rodri.
“Është mirë të dish se një mesfushor mbrojtës si Rodri, mundi të fitojë “Topin e Artë”. Do të gënjeja nëse do të thoja se fitimi i “Topit të Artë” një ditë nuk do të ishte ëndrra ime”, tha Pavlovic.
Duke kaluar te gara për trofeun e Champions League, ai tha: “Çdo vit, ka disa klube të mëdha që garojnë për titullin: Real Madrid, PSG, Arsenal, Barcelona dhe Manchester City. Por ne jemi të vendosur për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë. Mezi pres ndeshjen tonë në shtëpi kundër Arsenalit.”
The post Mesfushori i Bayern-it nuk fshihet më: Dua të fitojë “Topin e Artë”, fakti që e fitoj një lojtar si Rodri… appeared first on Telesport.
