“Absolutisht se na duhen dy parti politike”, kështu deklaroi në Click Plus analisti Faton Halili duke shtuar se mund të jenë edhe tri parti, por kur ka ide dhe vizion të qartë, që partitë që kanë mbetur jashtë koalicioneve, Halili tha janë pak të rëndësishme pasi nuk paraqesin ndonjë ideologji.

E sa i përket VLEN, Halili tha se është skeptik nëse do të funksionojnë në modelin me dy kryetarë që siç tha, ky model do të funksionojë vetëm sa janë pjesë e pushtetit e më pas do të ketë sërish ndarje.

“Pushteti, interesi i ka bashkuar rreth kësaj ideje. Në atë moment që dalin në opozitë fillojnë akrobacionet e ndryshme të individëve herë të njëra palë e herë të tjetra”, tha Halili duke e krahasuar me Frontin Evropian që siç tha, të gjithë bëheshin pjesë e tij vetëm për pushtet.