I ftuar në Click Plus, analisti Xhelal Neziri tha se modeli që VLEN ka zgjedhur, që të ketë dy kryetarë partie, është për herë të parë në Maqedoni duke përmendur parti politike në Kosove dhe Bullgari që kanë të njëjtën mënyrë të udhëheqjes, shkruan TV21. Siç tha Neziri, për dallim nga partitë politike në vendet fqinje, VLEN nuk ka ndarë rolet mes kryetarëve, që sipas tij, në të ardhmen mund edhe të vijnë momente që për çështje të caktuara Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami të dalin me qëndrime të ndryshme.
Neziri tha se deri tani, nuk ka pasur përgjegjës për dështimet në Qeveri, që me VLEN një parti, në nivel të politikës shtetërore përgjegjësi kanë Mexhiti dhe Kasami, pavarësisht e këta dy të fundit janë edhe kryetar komunash.
