Pas një sezoni aspak të mirë te Barcelona, ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta, Raphinha mund të jetë surpriza e madhe e verës. Zërat për largimin e brazilianit nga Barcelona, menjëherë pas Botërorit, po shtohen gjithmonë e më shumë.
Së fundmi, është media braziliane, Globoesporte, e cila zbulon ofertën e çmendur që ka përgatitur Al-Hilal për anësorin brazilian. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi do kërkojë të rrëzojë nga froni Al-Nassr e Cristiano Ronaldo, ndaj është e gatshme të bëjë çmendurinë këtë merkato.
Sipas raportimit në fjalë, Al-Hilal për të bindur Raphinha-n, ka përgatitur një ofertë prej 170 milionë eurosh, me një kontratë për tre vite.
Në anën tjetër, klubi saudit është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për kartonin e tij te Barcelona. Një shifër shumë e domosdoshme për katalanasit për t’i ndihmuar me nënshkrimet që synojnë këtë verë.
Ajo që mund të thuhet me siguri, pas Botërorit, Raphinha do të jetë personazhi kryesor i merkatos.
The post Do të jetë rivali numër 1 i CR7? Barcelona merr lajmin e keq nga Brazili, Raphinha drejt Arabisë Saudite appeared first on Telesport.
