Mesa duket, Jose Mourinho nuk mjaftohet vetëm me transferimin e Ibrahima Konate për qendrën e mbrojtjes dhe rinovimin e Antonio Rudiger. “The Special One” ka kërkuar nga Florentino Perez edhe një tjetër qendërmbrojtës.

Sipas AS, emri i parë që ka kërkuar Mourinho është portugezi i Manchester City, Ruben Dias. 29-vjeçari është nën kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2029, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 55 milionë euro.

Ndërsa sipas raportimit në fjalë, Man. City do të lejojë largimin e Ruben Diaz vetëm për një ofertë që nis nga 60 milionë euro. Përveç Ruben Dias, dy emra të tjerë që janë në listën e Mourinho-s janë: Tomas Araujo dhe Nico Schlotterbeck, por portugezi është padyshim favoriti kryesor për t’u transferuar në Madrid.

The post Jo vetëm Bernardo Silva, edhe portugezi tjetër i Man. City drejt Real Madridit appeared first on Telesport.