Interi është shumë pranë rinovimit të kontratës me një nga shtyllat e mbrojtjes. Pas paraqitjeve bindëse, veçanërisht sezonin e fundit nën drejtimin e Cristian Chivu, Yann-Aurel Bisseck pritet të shpërblehet me një marrëveshje të re.
Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi gjerman 25-vjeçar, i lindur më 2000, është një hap larg firmës me zikaltërit. Bisseck pritet të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2031, me pagë prej rreth 3 milionë euro neto në sezon.
Interi do të vazhdojë të përfitojë edhe nga Dekreti i Rritjes, i cili, megjithëse është shfuqizuar, mbetet në fuqi për rastet që përfitonin prej tij më parë, duke i lejuar klubit të ulë koston bruto të pagës së lojtarit.
The post Interi, gati “ta blindojë” Bisseck. Rinovimi i kontratës një hap larg, ja detajet appeared first on Telesport.
