Trajneri i Chelsea, Xabi Alonso, ka folur shkurtimisht për mediat pas fitores 6-4 në miqësoren e parë, atë ndaj Western Sydney Wand. Ai ka pranuar se skuadra e tij nuk është ende e plotë dhe se pret shumë nga merkato.

“Jam i sigurt se nga sot deri në ditën e fundit të afatit kalimtar do të ketë shumë thashetheme. Do të jetë një detyrë e vështirë, por sigurisht që na duhet një ekuilibër i duhur në aspektin e cilësive, në aspektin e pozicioneve, në asp ektin e

ekuilibrit”, shtoi më tej Alonso.

Më tej, trajneri spanjoll deklaroi: “Ne duam të kemi një skuadër të plotë dhe duam të bëjmë një ekip të mirë. Për këtë kemi një ide, kemi një plan dhe le të shohim se si do ta organizojmë deri në fillimin e Premier League.”

The post Alonso i pakënaqur: Na duhet një skuadër e plotë për të qenë kompetitivë në Premier League appeared first on Telesport.