Të martën, Giovanni Malagò vendosi të mos presë më dhe “vuri të gjitha bastet” për rikthimin e Roberto Mancinit si trajner i kombëtares italiane. Një vendim për të cilin ishte gati të arrinte deri në përplasje me ish-drejtorin teknik Paolo Maldini dhe këshilltarin e tij direkt Leonardo.
Malagò e bëri publike zgjedhjen e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Federal, duke bashkuar edhe emërimin e Claudio Ranierit si drejtor të ri teknik. Ranieri rikthehet në “Coverciano” një vit pasi kishte refuzuar kombëtaren për të vazhduar punën te Roma. Ky vendim i presidentit të FIGC nuk u prit me entuziazëm nga të gjithë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit Federal, një pjesë e anëtarëve u ngritën dhe u larguan nga salla pikërisht në momentin e emërimeve të reja të kombëtares axurre. Disa prej tyre i janë drejtuar presidentit Malagò me tone të ashpra: “Tani e merr ti përgjegjësinë për gjithë këtë rrëmujë që ke krijuar”.
The post Rikthimi i Mancinit përçan FIGC, një pjesë e Këshillit u largua nga salla gjatë emërimeve të Malagòs appeared first on Telesport.
